Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen në Itali për sulm në grup ndaj një vajze

Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen në Itali për sulm në grup ndaj një vajze

Dy prej tyre u dënuan me gjashtë vjet burg, ndërsa i pandehuri i tretë u dënua katër vjet e tetë muaj. Ata gjithashtu duhet t’i paguajnë të resë 60,000 euro dëmshpërblim. Gjykata Rajonale e Bolzanos ka dhënë vendimin në gjyqin për përdhunimin e një turisteje finlandeze në Val Gardena dy vjet më parë. Tre punëtorë sezonalë nga Kosova, të moshës 21, 26 dhe 27 vjeç, janë shpallur fajtorë. Dënimet ishin më të ulëta se ato të kërkuara nga prokurori publik. Prokurori kishte kërkuar një dënim prej dhjetë vjetësh burg për secilin dhe mbi 300,000 euro dëmshpërblim. Pala civile kishte kërkuar gjithashtu pagesën e kësaj shume. Gjatë procedurave u shfaqën vështirësi në lidhje me mendimin e një eksperti. Mbrojtja kishte kërkuar që një lexues buzësh të...