Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Arrestohet një shtetase turke në Sarandë për vjedhje në supermarket
Sarandë, 24 shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë vënë në pranga një 38-vjeçare me shtetësi turke, banuese prej disa kohësh në qytetin e Sarandës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 22.09.2025, në një supermarket në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku e dyshuara S. Ç. dyshohet se ka marrë fshehurazi disa artikuj ushqimorë, pa kryer pagesën përkatëse. Pas denoncimit të bërë nga stafi i supermarketit, shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e saj në ambientet e Komisariatit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku do të vijojnë hetimet për veprën penale “Vjedhja”. Website Saranda...