Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kanë bërë një pakt mafioz”, Saraçi zbulon skenaret: Rama lau duart përfundimisht, në ditët në vazhdim Veliaj do të…
I ftuar në një emision televiziv, Romir Saraçi, kritikoi fjalën e mbajtur sot të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “hapjen më të keqen që mund t’i bëhej fushatës”. Saraçi theksoi se sipas tij, problemi qëndron te rreshtimi i shumë problematikave të krijuara në Tiranë gjatë 10 viteve të fundit, duke përmendur territorin, ujin e pijshëm, kopshtet, shkollat, transportin dhe prokurimet. “Pra paska qenë katastrofe”, tha ai. Sipas gazetarit, qytetarët duhej të kuptonin që, gjatë këtyre viteve, Tirana nuk është menaxhuar siç duhet dhe janë krijuar mijëra probleme, të paktën sipas Edi Ramës. Ai shtoi se, përtej aspektit administrativ, fjalimi i Ramës dukej më shumë si një “komunikim mafioz” drejt Erion Veliajt. Saraçi u shpreh se Rama nuk e kishte përmendur për 7 muaj...