Presidenti Begaj: Pa multilateralizmin, bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte

Presidenti Begaj: Pa multilateralizmin, bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një takim të nivelit të lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York. Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rruget drejt Paqes”. Gjatë fjalës së tij presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për të parandaluar rrëshqitjen e botës drejt përçarjeve dhe konflikteve më të thella. “Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia...