Kuvendi i miraton/ PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, si do bëhet ndarja në komisionet parlamentare

Kuvendi i miraton/ PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, si do bëhet ndarja në komisionet parlamentare

Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare . Megjithëse opozita nuk ra dakord, u miratua edhe procesverbali i seancës së kaluar. Me 94 vota pro u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme , ndërsa me 87 vota pro anëtarët zëvendësues. Kundër votoi Erald Kapri i Partisë Mundësia. Maxhoranca kishte të pranishëm në seancë 78 deputetë të cilët votuan pro ndarjes nëpër komisione së bashku me 16 deputetë të opozitë. Pjesa tjetër e deputetëve të opozitë nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që 3 deputetë abstenuan. Emrat e depozituara nga opozita Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat 1. Milva Ekonomi Kryetare2. Erion Braçe Nënkryetar3. Zamira Sinaj Sekretare4....