Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain
Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai. Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit. Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç rezulton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo...