Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit
Në Gjykatën e Posaçme nisi sot procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu,ku në seancë, Mediu paraqiti kundërshtimet e tij në lidhje me akt-ekspertizat tekniko-ushtarake. “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë,” deklaroi Mediu, duke shtuar se prokurori në sallë pranoi se nuk kishte njohuri për kalibrat pasi ishte jurist. Ai tha se procedimi penal ishte ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës dhe se ministri nuk merret me çështje ushtarake, për të cilat, sipas tij, përgjegjësia i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Në një deklaratë jashtë Gjykatës së Posaçme, Mediu theksoi rëndësinë e kontrollit civil dhe ushtarak për një vend anëtar të NATO-s...