VIDEO/ Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë euro që shëtiste në rrugët e Tiranës – Nën hetim pronari 30-vjeçar me dy miqtë e tij

VIDEO/ Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë euro që shëtiste në rrugët e Tiranës – Nën hetim pronari 30-vjeçar me dy miqtë e tij

Një operacion policor i koduar “Red” është finalizuar në Tiranë, ku është sekuestruar një automjet luksoz tip Ferrari, me vlerë rreth 600,000 euro, i dyshuar se është përfituar nga trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, dhe ka në qendër një 30-vjeçar, Eri Vraja, i dënuar më parë në Turqi për trafik droge. Policia e Tiranës bën të ditur se ‘Ferrari’ i sekuestruar u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri” në kryeqytet, ku rezultoi se 30-vjeçari e kishte regjistruar në emër të një 36-vjeçarit S. Ll., me qëllim shmangien e gjurmëve dhe hetimit të pasurisë. Ndërkohë, automjeti luksoz ishte sjellë në Shqipëri për llogari të tij nga një...