I dënuar për trafik droge në Turqi, ‘Ferrari’ me vlerë 600 mijë euro i sekuestrohet në Tiranë

I dënuar për trafik droge në Turqi, ‘Ferrari’ me vlerë 600 mijë euro i sekuestrohet në Tiranë

mjeti i sekuestruar TIRANË-Një automjet 'Ferrari' me vlerë rreth 600 mijë euro është sekuestruar nga Policia e Tiranës dhe forcat 'Shqiponja' pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi. Shoferi i 'Ferrarit' në ngjyrë të kuqe, Eri Vraja i cili u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, rezulton i dënuar më herët në Turqi për trafikim të lëndëve narkotike.  Së bashku me të e kanë pësuar edhe dy shokët e tij. Konkretisht 30-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit S.Ll. për të humbur gjurmët. Ndërkohë që 'Ferrari' ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L. Të dy këta persona, të njohur të Eri Vrajës, janë gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë, së bashku me 30-vjeçarin, posedues faktik i...