Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të dënuarit në Turqi për drogë, i bllokohet makina me vlerë 600 mijë euro në Tiranë
Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjeti që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale në Turqi. Sipas policisë, ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar. “Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht 30 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të...