Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pronat, ngadalësohet rritja e çmimeve / Banka e Shqipërisë: Në 6 muaj u rritën me 42%, bie lehtësisht interesi nga të huajt
Rritja e çmimeve të banesave në 6-mujorin e parë të vitit është ngadalësuar lehtësisht. Të dhënat e raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje me 41.7% të çmimeve të banesave, nga 44.5% në 6-mujorin e fundit. Sipas drejtorit të departamentit, Klodion Shehu, kjo rritje paraqitet e qëndrueshme, ndërsa një ndikim kanë dhënë edhe tavanet e vendosura në blerjen e shtëpive me kredi. “Ka zhvillime që ndiqen me kujdes ku jemi rritje të shpejtë të çmimeve. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë mori disa masa në maj me vendosjen e limiteve në raportet e standardeve të kredidhënies që do ti monitorojmë”, thotë Shehu. Një rritje e tillë me 42% qëndron përsëri e lartë. Nëse një pronë do të kushtonte 100 mijë euro...