Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet për shpërdorim detyre, SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain
SPAK ka marrë si të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isain. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Isai dyshohet për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Erion Isai dyshohet po ashtu edhe “falsifikim”. Hetimet e SPAK dyshohet se lidhen me rrugën e shembur Korçë-Ersekë si dhe për hetimet e kryera edhe për një tender ujësjellësi. Për këtë të fundit ka rezultuar në shkelje ErionIsai dhe 7 persona të tjerë që po ashtu janë marrë në hetim. Deri më tani, kryetari i bashkisë së Kolonjës nuk ka bërë asnjë reagim. Top Channel