Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Synoj të bëj më mirë se në sezonin e kaluar”, Daku: Bëjmë të pamundurën që Shqipëria të shkojë në Botëror
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Kombëtarja- Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, tha Daku. © BalkanWeb