Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznia dhe problemi i kartonëve, 17 të verdhë dhe 1 i kuq në 4 javë
Një problematikë që ka shoqëruar Vllazninë në këtë kampionat ka qenë marrja e kartonëve të shumtë. Ku së fundmi do jetë Gurishta, mungesa e sigurtë për ndeshjen e rradhës kundër Vorës. Pasi mbrojtësi u ndëshkua me dy të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, në këtë mënyrë duke mos qenë i gatshëm për duelin e rradhës. Por, përveç 30-vjeçari, kuqeblutë u ndëshkuan edhe me 6 kartonë të tjerë, ku emra si: Kastrati, Gjini, Krymi, Bajrami, Balaj dhe Mala u zverdhën të gjithë. Dhe së bashku me dy kartonat e Gurishtes, numri i të verdhëve ishte 8-të për shkodranët, që u pasuan edhe nga një i kuq. Por, 9 herë kampionët e vendit po ashtu u ndëshkuan 3 herë me karton edhe ndaj Partizanit,...