“Gjithmonë e kam konsideruar veten budalla”, një libër i ri zbulon bisedat intime të Albert Einsteinit

“Gjithmonë e kam konsideruar veten budalla”, një libër i ri zbulon bisedat intime të Albert Einsteinit

Nga Enver Robelli Gazeta “Süddeutsche Zeitung” njofton për botimin në gjermanisht të transkripteve të bisedave telefonike që Albert Einstein zhvilloi me të dashurën e tij të fundit, bibliotekaren Johanna Fantova. Dokumentet e gjetura rastësisht në arkivat e Firestone Library në Princeton janë përmbledhur në librin e ri “Unë jam një magnet për të gjithë të çmendurit – Protokollet e Einsteinit”, botuar nga publicisti Peter von Becker. Ky botim hedh dritë mbi vitet e fundit të jetës së gjeniut, duke e shfaqur atë si njeri të thjeshtë, plot humor dhe vetëironi. Shënimet përbëhen nga vetëm 62 faqe të daktilografuara, të shkruara mes viteve 1953 dhe 1955, deri në vdekjen e Einsteinit. Fantova, e cila kishte njohur shkencëtarin  në vitin 1929 në Berlin, ka shënuar me kujdes...