Vinicius Junior “aneksohet”, nuk vlen sa Mbappe. Real Madrid bën gati shitjen e tij, ja opsionet

Vinicius Junior “aneksohet”, nuk vlen sa Mbappe. Real Madrid bën gati shitjen e tij, ja opsionet

24 Shtator 2025 16:04 Telesport Vinicius Junior nuk është i pazëvendësueshëm te Real Madrid. Ai nuk vlerësohet më lart se Kylian Mbappe nga Xabi Alonso. As nga Florentino Perez. Sulmuesi brazilian ka kontratë deri në vitin 2027, por bisedimet për zgjatjen e saj janë pezull për momentin. TBR Football raporton se disa klube janë në garë për anësorin: Arsenal, Liverpool, Bayern, City, Chelsea dhe PSG. Shanset më të mëdha janë Bayern dhe PSG, por nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku paga 3-fishohet ose 4-fishohet.