Begaj takon presidentin francez Macron: Mik i mirë i Shqipërisë

Begaj takon presidentin francez Macron: Mik i mirë i Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj ka takuar këtë të mërkurë (24 shtator) Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë foto nga takimi, Begaj vlerëson Macron si “një mik të mirë të shqipërisë”. “Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, shkruan Macron.