Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stadiumi i ri, Milani dhe Interi gjejnë gjuhën e përbashkët për projektin e përbashkët
Një hap i rëndësishëm është hedhur drejt ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos. Milani dhe Interi kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me studiot prestigjioze të arkitekturës “Foster + Partners” dhe “Manica”, të cilat do të drejtojnë projektimin e impiantit modern. Arkitektët e njohur Lord Norman Foster dhe David Manica do të marrin përsipër zhvillimin e projektit, nëse Këshilli Bashkiak i Milanos miraton shitjen e zonës urbane të “San Siros”. Për klubet, ky është një prioritet strategjik, i mbështetur fuqishëm nga presidenti i Milanit, Paolo Scaroni. Sipas planeve, stadiumi do të ketë një kapacitet prej 71.500 vendesh dhe do të ndërtohet mbi dy unaza të mëdha, duke garantuar pamje optimale nga çdo sektor. Projekti është pjesë e një plani më të gjerë rigjenerimi urban,...