Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të mitur, arrestohet 45-vjeçari në Kurbin
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur. Ngjarja ndodhi në Kurbin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.”, sqaron policia.