Familjarët ngrenë alarmin në polici, dy vajza minorene largohen nga banesa në Kavajë

Familjarët ngrenë alarmin në polici, dy vajza minorene largohen nga banesa në Kavajë

Dy vajza minorene janë larguar nga banesat e tyre në Kavajë. Policia bën me dije se një 17-vjeçare është larguar nga banesa dhe se babai i saj ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë. Po ashtu një 14-vjeçare është larguar nga banesa. Ka qenë e ëma e minorenes që ka denoncuar në polici largimin e së bijës nga banesa. Policia thekson se po punon për gjetjen e dy të miturave. “Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17-vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kavajës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.