Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Nis në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake. “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu në seancë. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes...