QKK hap aplikimet për filmin artistik me metrazh të gjatë dhe dokumentar, si dhe projekte të ndryshme kinematografike

QKK hap aplikimet për filmin artistik me metrazh të gjatë dhe dokumentar, si dhe projekte të ndryshme kinematografike

Nga Julia Vrapi Filmi artistik me metrazh të gjatë vepër e parë, filmi dokumentar apo dhe projektet e ndryshme kinematografie janë pjesë e aplikimeve, që ka hapur këtë shtator Qendra Kombëtare Kinematografike në vendin tonë. Përgjatë këtyre ditëve QKK ka njoftuar hapjen e aplikimeve për projekte të ndryshme kinematografike, ku aplikimet do të vijojnë edhe për disa ditë gjatë muajit tetor. Para disa ditësh QKK hapi aplikimet për projekte të filmit artistik me metrazh të gjatë vepër e parë, që vijojnë deri më datë 19 tetor ora 12:00. Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, sipas njoftimit të QKK prej producentëve duhet të realizohet në dy mënyra, në adresën elektronike të saj, si dhe dokumentacioni origjinal ose i njësuar me origjinalin pranë zyrës së protokollit. Në datën...