Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nikolin Janina i “Porcelanosa” thirret nga gjykata spanjolle për trafikun e 54 kg heroinë: Jam profesor
Rreth dy vjet pas ekstradimit “pa bujë”, pronari i kompanisë shqiptare “Porcelanosa”, Nikolin Janina, u paraqit para në gjykatën e Pontevedrës në Spanjë, ku është i akuzuar si anëtar drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e të paktën 54 kilogram lëndë narkotike të forta në vendin iberik. Janina deklaroi para gjykatës se ishte një profesor matematike në Universitetin e Tiranës dhe se ai kishte pasur takime rastësore në Spanjë me një spanjoll dhe një tjetër shqiptar, të cilët janë arrestuar si pjesë e grupit që shpërndante heroinën. Rasti për të cilin po gjykohet Nikolin Janina i referohet ngjarjeve të ndodhura në vitin 2016. Në foto: Biznesmeni Nikolin Janina, para gjykatës në Spanjë Në 26 Prill të atij viti, Policia Antidrogë e rajonit të...