Botërori 2030 me 64 ekipe? Mbahet samit në selinë amerikane të FIFA-s, kundërshtojnë fort UEFA dhe CONCACAF

Botërori 2030 me 64 ekipe? Mbahet samit në selinë amerikane të FIFA-s, kundërshtojnë fort UEFA dhe CONCACAF

24 Shtator 2025 14:28 Alfred Lleshi FIFA po diskuton mundësinë që Botërori i vitit 2030, edicioni i 100-vjetorit, të zgjerohet në 64 ekipe. Sipas “The Athletic”, të martën u zhvillua samit në New York me pjesëmarrjen e presidentit Infantino dhe sekretarit Grafstrom. Delegacionin e Amerikës së Jugut e kryesonte presidenti i Conmebol, Alejandro Domínguez, së bashku me presidentët e Paraguajit e Uruguajit, si dhe drejtues të federatave të Argjentinës, Paraguajit e Uruguajit. Ideja u hodh fillimisht në mars nga kreu i federatës uruguajane, Ignacio Alonso, por ky ishte diskutimi i parë konkret. Sipas federatave të Amerikës së Jugut, zgjerimi do të ishte një rast i vetëm për të nderuar 100-vjetorin e Botërorit të parë në Uruguaj më 1930, dhe për të përfshirë më shumë Argjentinën, Paraguajin...