Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Memaliaj, abuzohet seksualisht 32-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor/ Procedim penal për autorin 65-vjeçar
Një 32-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të Memaliajt. Për 65-vjeçarin, policia nisi procedim penal për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.