Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në seancën plenare të ditës së sotme, PD dhe PS miratuan përbërjen e komisioneve duke zgjidhur kështu ngërçin që ishte krijuar për shkak të opozitës, e cila emrat po i mbante në sirtar pasi nuk ishte dakord me ndarjen e re 7 me 4. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme. Me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër u miratuan anëtarët zëvendësues, ndërsa me 83 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër u miratuan kryesitë e komisioneve. Seanca që duhej të ishte vetëm procedurë për miratimin e emrave, zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar për shkak të këmbënguljes së PD që...