Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Abuzoi seksualisht me një të re, procedohet 65-vjeçari në Memaliaj
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj, ku një 32-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar. Për pasojë është proceduar penalisht shtetasi me iniciale E.R., 65 vjeç. Sipas uniformave blu, 32-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel