Burrneshat e Etnosit dhe silikoni në mendjen e shoqërisë

Burrneshat e Etnosit dhe silikoni në mendjen e shoqërisë

Nga Marash Mirashi*/ Spektakli i paditurisë mbi një një madhështi shqiptare- Është e dhimbshme të shohësh se si disa programe televizive në Tiranë, nën petkun e informimit, arrijnë të shtrembërojnë realitetin historik e kulturor të shqiptarëve. Ka një tendencë që burrneshat, si një institucion i lashtë i të drejtës zakonore shqiptare, të paraqiten si transgjinore. Kjo nuk ka asnjë të vërtetë pasi ato ne asnjë rast nuk e mohonin gjininë biologjike, por ato ishin gra që per nje kompleks arsyesh si ekonomike, shoqërore ose nderi, merrnin përsipër rolin e burrit në familje e shoqëri. Ky fenomen është pjesë e etnosit tonë, një formë e jashtëzakonshme e organizimit shoqëror, që shfaq madhështinë dhe elasticitetin e kulturës shqiptare. Mjafton të lexohet një prej eruditëve tanë, At Anton...