Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plas grushti te Komuna e Parisit/ Kush janë ‘të fortët’ e sherrit, në ‘skenë’ edhe ish-drejtori i Policisë, Hysni Burgaj
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, në një rrugicë të banuar, ndërsa në momentin e sherrit kanë qenë prezent edhe kalimtarë të çastit. Në ngjarje janë të përfshirë disa rë rinj të cilët janë përplasur fizikisht. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për emra jo të njohur, ku njëri nga protagonistët e sherrit është djali i Hysni Burgajt (ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit), tjetri është djali i një biznesmeni të njohur në Tiranë, si dhe një kamarier i një prej lokaleve. Ky i fundit nuk dihet nëse ka lidhje me sherrin apo thjesht është gjendur në atë moment dhe ka ndëryhrë për t'i ndarë. ...