Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kapiteni i Levantes denoncon Vinicius: Provokator. Kur mungon respekti, duhet të thuash “mjaft”!
24 Shtator 2025 14:00 Alfred Lleshi Vinicius Jr edhe një herë ka ndezur polemika. Gjatë ndeshjes kundër Levantes, kamerat e kapën para penalltisë së realizuar nga Mbappé në minutën e 64-t, teksa iu afrua kapitenit kundërshtar, Unai Elgezabal, dhe e preku në fytyrë me dorë. Një gjest që u pa si mungesë respekti. Kapiteni i Levantes reagoi menjëherë, duke kërkuar shpjegime nga vetë lojtari dhe arbitri. Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Kur na mungon respekti, jo vetëm neve, por edhe tifozëve tanë, duhet thënë mjaft. Vinicius ka potencial të jashtëzakonshëm si futbollist, por çalon shumë në nivel njerëzor. Për mua ishte një gjest i papërshtatshëm, nuk dua t’i jap më shumë rëndësi se ç’meriton”. Sa i përket rezultatit, që përfundoi 4-1 për Real Madridin, Elgezabal shtoi:...