Sezoni i Fluminense ka mbaruar, Gauço jep dorëheqjen

Sezoni i Fluminense ka mbaruar, Gauço jep dorëheqjen

Herën e parë që e fyejnë, herën e parë që e eliminojnë, ai jep dorëheqjen. Renato Gauço dha dorëheqjen si trajner i Fluminense dje pas barazimit 1-1 kundër Lanus në stadiumin Maracana, një rezultat që eliminoi klubin e njohur brazilian nga Copa Sudamericana. Trajneri mbërriti në Rio de Janeiro më 3 prill të këtij viti, ndërsa skuadra nën drejtimin e tij ka luajtur 42 ndeshje, duke regjistruar 21 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje. Trajneri njoftoi largimin e tij nga klubi brazilian në një konferencë për shtyp. Fluminense e konfirmoi këtë në një deklaratë zyrtare në orët e fundit: “Fluminense FC njofton se Renato Gaúcho nuk është më trajner i ekipit. Trajneri kërkoi të jepte dorëheqjen pas ndeshjes së së martës (23 shtator). Ndihmësit Alexandre...