IKMT zbarkon në Rinas, prishen 155 struktura pa leje pranë aeroportit

IKMT zbarkon në Rinas, prishen 155 struktura pa leje pranë aeroportit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe këtë të mërkurë aksionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën përreth Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Deri më tani, janë çmontuar dhe prishur rreth 155 objekte shërbimi, kryesisht struktura njëkatëshe të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Aksioni ka nisur më 19 shtator 2025, me qëllim pastrimin e kësaj zone strategjike nga ndërhyrjet informale që cënojnë si sigurinë aeroportuale, ashtu edhe imazhin urban të një prej pikave më të rëndësishme të hyrje-daljeve ndërkombëtare në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar të IKMT, objektet e prishura janë përdorur për veprimtari tregtare apo shërbimesh, por nuk posedonin leje ndërtimi dhe përbënin rrezik për mbarëvajtjen e aktivitetit aeroportual. “Aksioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës,...