Një ditë pas shkarkimit të Veliajt! Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt! Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt me 50 vota pro, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në ambientet e Kryeministrisë me kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, si dhe me nënkryetarët aktualë të bashkisë. Takimi duket se vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme vendore në kryeqytet. Tashmë, vendimi për shkarkimin i kalon për miratim Këshillit të Ministrave, i cili me dekretin përkatës do t’i hapë rrugë zyrtarisht zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. /vizionplus.tv