Asgjësohen mbi 1700 bimë kanabis sativa, arrestohen babë e bir në Shkodër, e pësojnë dhe 6 kryetarë fshatrash

Asgjësohen mbi 1700 bimë kanabis sativa, arrestohen babë e bir në Shkodër, e pësojnë dhe 6 kryetarë fshatrash

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 1723 bimë të dyshuara kanabis sativa. Për pasojë janë arrestuar babë e bir, të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj. Po ashtu procedohen penalisht gjashtë kryetarë fshatrash, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj. Procedohen penalisht 6 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e...