Spiropali ndan foto nga takimi me homologen austriake dhe presidentin Van der Bellen

Spiropali ndan foto nga takimi me homologen austriake dhe presidentin Van der Bellen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se “për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës” “Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shprehet ajo. Top Channel