“Poeti Laureat”, çelet edicioni i tretë i organizuar nga qendra kombëtare e librit

“Poeti Laureat”, çelet edicioni i tretë i organizuar nga qendra kombëtare e librit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka çelur edicionin e tretë të për “Poetin Laureat”, një titull i krijuar për të vlerësuar poezinë shqipe bashkëkohore dhe për të nderuar poetët e gjallë të letrave shqipe. Juria e përbërë nga Aleksandër Çipa, Ymer Çiraku, Majlinda Rama dhe Koloreto Cukali do të përzgjedhë 10 kandidatë për të shpallur fituesit në muajin e librit, në tetor. Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, ku fitues janë zgjedhur poetët Rudolf Marku dhe Luljeta Lleshanaku, këtë vit është kriter që laureati ta ushtrojë veprimtarinë artistike në vendin tonë, me qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë me lexuesin. “Ne kemi dashur të krijojmë një traditë, kemi dashur të krijojmë modele. Urojmë që poeti Laureat i ri që do të zgjidhet të jetë një poetë...