Sulmet në zemër tek gratë e reja, shpesh diagnostikohen gabim

Sulmet në zemër tek gratë e reja, shpesh diagnostikohen gabim

Arsyet pse të rinjtë pësojnë atake në zemër kanë qenë prej kohësh një mister, me arteriet e bllokuara para kohe që mendohet të jenë ndër shkaqet kryesore. Por rezulton se ka një sërë faktorësh të tjerë "jo-tradicionalë" që luajnë një rol, veçanërisht tek gratë më të reja se 65 vjeç, sipas mjekëve në Klinikën Mayo në SHBA, të cilët kanë zbuluar dallime të rëndësishme midis burrave dhe grave, në mënyrën se si ndodhin sulmet në zemër. Mbi gjysma e sulmeve në zemër të regjistruara tek gratë e tilla, pasuan "diseksion spontan të arteries koronare, embolizëm dhe gjendje të tjera, që nuk lidhen me pllakën e bllokimit të arteries", thanë studiuesit, pas një "studimi të bazuar në komunitet" të të dhënave nga Projekti i Epidemiologjisë së...