GJKKO lë në burg shkodranin Denis Brajoviç, u ekstradua para disa kohëve nga Dubai për “Metamorfozën”

GJKKO lë në burg shkodranin Denis Brajoviç, u ekstradua para disa kohëve nga Dubai për “Metamorfozën”

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç (Vaso), i cili u ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë nga Dubai. Brajoviç ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, si pjesë e organizatave kriminale dhe disa ngjarjeve të rënda ku dyshohet se është përfshirë. Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojit (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. Madje sipas hetimeve, pas vrasjes ai i ka shkuar edhe në varrim. “Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, ka bërë me...