Një ditë pas shkarkimit të Veliajt/ Rama thërret në zyrë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Manastirliun

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt/ Rama thërret në zyrë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Manastirliun

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e shpallur të socialistëve për bashkinë e kryeqytetit. Ndërkohë, në orën 18:00, Rama ka thirrur në një mbledhje me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi do të mbahet në parkun “Eden” pranë Kryeministrisë. Burime bëjnë me dije se fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Kryeministri Rama u kthye dje nga një vizitë zyrtare në Austri, ndërkohë që Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Pas këtij vendimi, Prefekti i...