Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Rruga e vetme mbetet protesta! Sot ata nxinin sepse secili shihte tek vetja e tij fatin e Veliajt
Pas miratimit të procesverbalit të seancës së 18 shtatorit mes debatesh dhe vetëm me votat e mazhorancës, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se rruga e vetme që i mbetet opozitës për të rrëzuar qeverinë, janë protestat. “Qytetarët e panë se çdo gjë është e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral”, deklaroi Berisha. Ky i fundit u ndal dhe te vendimi i marrë dje (23 shtator) nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Berisha deklaroi se cdo anëtar i qeverisë, do të ketë fatin e Erion Veliajt. “Sot ishte një mundësi që të...