Seanca plenare/ Miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve dhe proces verbali i seancës së kaluar, ja emrat

Seanca plenare/ Miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve dhe proces verbali i seancës së kaluar, ja emrat

Po vijon ende seanca plenare në Kuvend, ku është miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve parlamentare dhe proces verbali i seancës së kaluar. Në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme. Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese. Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale paralamentare dhe me dakordësinë e pakicës në Kuvend. Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit: Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat 1. Milva Ekonomi Kryetare2. Erion Braçe Nënkryetar3....