Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë
Fluturimet nga dhe për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës në ambientet e pritjes brenda në aeroport, që ka çuar në evakuimin e mijëra pasagjerëve dhe pezullimin e shumë fluturimeve dhe vonesave. Edhe pse zjarri është shuar, në terminalin e Stanstead-it, kontrollet e sigurisë nuk kanë funksionuar deri në orët e para të ditës, ashtu edhe trenat që shkojnë apo nisen nga ky aeroport. Aeroporti ka njoftuar pasagjerët që të verifikojnë dhe kontaktojnë linjat për statusin e fluturimeve përpara nisjes drejt aeroportit, i cili është i tejmbushur me pasagjerë që pritej të udhëtonin në orët e para të së mërkurës. Ndërkohë që përpjekjet vazhdojnë për rikthimin në normalitet...