Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Opozitës i’u hoq fjala në seancën plenare’, Bozdo: Kuvendi u drejtua me një skenar që shkel Kushtetutën
Deputeti i PD, Eno Bozdo, gjatë fjalës së tij u shpreh se procesverbali i seancës së fundit duhet të reflektojë në mënyrë absolute se për herë të parë pas shumë vitesh kryeministri iu drejtua Kuvendit në një seancë të rëndësishme katërvjeçare, por se ai dhe shumica nuk kanë respektuar procedurat. Ai kritikoi mënyrën si u trajtua seanca, duke theksuar se fjalën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ia hoqën padrejtësisht dhe se qytetarët u privuan nga mundësia për të ndjekur diskutimet mbi arsimin, shëndetësinë, energjinë dhe drejtimin e institucioneve. Bozdo theksoi se kjo seancë u drejtua në një skenar që shkel Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe kërkoi rikthimin e saj për të garantuar transparencë, respektimin e të drejtave parlamentare dhe funksionimin...