Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Programi qeverisës kërkon debat’, Baçi përplaset me Peleshin: Kryetarët e shkuar të Kuvendit, ishin ‘lule’ para jush
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se ka ndërprerë seancën e shkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai ka deklaruar se në seancën e shkuar, asnjë deputet i opozitës nuk foli. “Zoti Peleshi, edhe në seancën e kaluar, e mbajta butonin e shtypur dhe bënë sikur nuk e patë. Edhe sot po bëni kështu. Mos kujto se mund të më vësh përpara duke qenë në atë karrige aty. E para, zoti kryetar parlamenti, që dhe kryetarët e shkuar të Kuvendit, ishin lule para jush, ju mbyllet seancës e shkuar pas urdhrit të Ramës. E dyta, Balla thotë që kush ka folur në seancën e parë, ta marrë fjalën edhe sot, po kush foli herën...