“Thatë se do na jepnit fjalën pas pushimit”, Korreshi ironizon Peleshin: Një pyetje, shkulet veshi gjatë 5-minutëshit?

“Thatë se do na jepnit fjalën pas pushimit”, Korreshi ironizon Peleshin: Një pyetje, shkulet veshi gjatë 5-minutëshit?

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me tone ironike dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të sotme, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe për mashtrim ndaj opozitës lidhur me të drejtën për fjalën. Në fjalën e tij, Korreshi kërkoi një përgjigje publike nga Peleshi për një premtim që, sipas tij, ishte dhënë kryetarit të grupit parlamentar të PD-së: që pas pushimit pesëminutësh të seancës, opozitës do t’i jepej fjala për të diskutuar. “Shqiptarët duhet të shohin se si ju, si drejtues i Kuvendit, keni shkelur Kushtetutën me dy këmbë,” deklaroi Korreshi nga foltorja, duke e akuzuar Peleshin për njëanshmëri dhe për shmangie të qëllimshme të debatit parlamentar. Ai shtroi dy pyetje të drejtpërdrejta, duke...