Lajm i mirë nga infermieria për Amorim, trajneri rikuperon mbrojtësin dhe mesfushorët pas dëmtimeve

Lajm i mirë nga infermieria për Amorim, trajneri rikuperon mbrojtësin dhe mesfushorët pas dëmtimeve

24 Shtator 2025 11:06 Telesport Pas fitores së vështirë ndaj Chelsea në Premier League, një lajm i mirë ka ardhur për trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim. Portugezi ka sërish në dispozicion mbrojtësin Diogo Dalot, që ishte dëmtuar pak kohë më parë. Diogo Dalot është rikthyer në stërvitje me Manchester United pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi portugez pësoi një dëmtim gjatë kohës që ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke mos luajtur ndaj Manchester City dhe Chelsea. Lojtari ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore të martën. Ndërkohë, edhe Matheus Cunha e Mason Mount u rikthyen në stërvitje, duke lënë pas problemet muskulore që patën në fitoren e së shtunës ndaj Chelsea në Old Trafford. Gjithsesi, “djajtë e...