Debate në seancë plenare, opozita kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re

Debate në seancë plenare, opozita kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re

Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë.  Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit.  Tabaku: Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe...