Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Jose Saramago: Kujdes me fjalët, nuk duhet t’i nxjerrim nga goja, pa i kaluar në mendje….
Nga Jose Saramago Fjalët nuk janë të pafajshme. Ato mund të jenë kalimtare dhe të shpejta si era, por lënë gjurmët e një stuhie. Mund të ndërtojnë ose shkatërrojnë një iluzion brenda sekondës. Mund të na nxitin apo të na frenojnë. Mund të na gëzojnë apo të na trishtojnë. Mund të na lartësojnë por edhe mund të na poshtërojnë. Ndonjëherë një fjalë nuk ka rëndësinë e një tjetre, pavarësisht se fjalori na thotë se ato janë sinonime. Fjalët mund të keqpërdoren dhe mund të jenë mashtruese, në vend që të shprehin kuptimin e vërtetë të tyre. Me përdorimin e gabuar të tij, ligjërimi mund të kryejë krim kundër së vërtetës, duke manipuluar fjalët, duke i detyruar ato të shkojnë përtej idesë që nënkuptojnë. Fjalët nuk...