Në ditëlindjen e Fitzgeraldit: një shekull i romanit Getsbi i Madh dhe shkëlqimi i papritur i Malit të Zi

Në ditëlindjen e Fitzgeraldit: një shekull i romanit Getsbi i Madh dhe shkëlqimi i papritur i Malit të Zi

                                   Një vend i vogël për një ëndërr të madhe Nga Bernard Çobaj Bota shënon njëqindvjetorin e romanit të pavdekshëm të F. Scott Fitzgerald-it, Getsbi i Madh. Mes faqeve të tij, aty ku shkëlqimi i epokës së xhazit përzihet me ëndrra të thyera e iluzione të mëdha, gjendet një detaj i papritur: Mali i Zi. Një përmendje e mjaftueshme për të dëshmuar se letërsia ka fuqinë të ndërthurë hapësira të largëta dhe të risjellë histori të harruara. Në kapitullin e katërt, kur Jay Gatsby rrëfen shërbimin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, ai pohon se ishte dekoruar nga të gjitha qeveritë aleate – “përfshirë dhe Malin e Zi, të voglin Mal të Zi, në brigjet e detit Adriatik! Mali i Zi i vogël!”  Dhe...