Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë seancës plenare për votim

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë seancës plenare për votim

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare. Në mbledhje u depozituan emrat e propozuar nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës. Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare. Njoftimi:  U mblodh Konferenca e Kryetarëve Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në...